Mbi 200.000 të vrarë në Siri

Për më shumë se katër vjet, më tepër se 200.000 viktima janë shënuar në Siri.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se nga numri i të vrarëve, më shumë se 130 mijë prej tyre kanë qenë luftëtarë.

Drejtori i mbikqyrësit sirian për të drejtat e njeriut, Remi Abdel Rahman, ka njoftuar se më shumë se 10 mijë nga të vdekurit në më pak se katër vitet e fundit, janë fëmijë.

“Numri ndoshta është edhe më i madh se 200 mijë”, ka thënë Abdel Rahman.

Ndërsa, me mijëra persona mbahen peng nga grupe të caktuara politike./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button