Misteri i Mavrovës

Partitë politike janë tubuar në Mavrovë dhe më 28-30 nëntor kanë debatuar për të ardhmen e arsimit në Maqedoni. Punëtoria nuk u paralajmërua paraprakisht, ajo u zhvillua larg opinionit, pa praninë e gazetarëve, me prezencë të zyrtarëve më të lartë partiakë dhe në organizim të Wilton Park, organizatës që në fokus ka zgjidhjen e konflikteve dhe ngërçeve politike. Partitë nuk dëshirojnë t’ju përgjigjen dilemave që lindën në opinion, por me të madhe mundohen ti fryjnë arsimit si arsye kryesore e takimit, shkruan Koha.

Punëtoria ku në shikim të parë dukej që vendin kryesor duhej ta kishin ekspertët e arsimit apo qofshin edhe zyrtarë partiak të angazhuar në lëminë e njëjtë, në realitet tuboi krerët më të lartë partiak që vijnë menjëherë pas liderëve. Përveç ministrit për Arsim dhe Shkencë, Abdilaqim Ademit, i cili përfaqësonte BDI-në dhe zëvendësit të tij, Spiro Rostkovski si kuadër i VMRO-DPMNE-së, dy partitë kishin dërguar edhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ademi ka qenë i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, deputetët Nora Aliti dhe Artan Grubi, ky i fundit shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkaq VMRO-në në këtë konferencë e kanë përfaqësuar edhe koordinatori Ilija Dimovski, si dhe sekretari i partisë Nikolla Todorov, njëherësh ministër i Shëndetësisë. Përballë tyre, PDSH kishte deleguar zëdhënësin e partisë, Luan Tresi, ndërsa qëndrimet e LSDM-së për “arsim” i ka prezantuar nënkryetarja e partisë Radmilla Sheqerinska. Kjo e fundit llogaritet si personi i dytë më i lartë në strukturat drejtuese menjëherë pas liderit Zoran Zaev. 

Partitë nuk kanë dhënë shpjegim as për nevojën që në këtë punëtori të delegojnë drejtuesit më të lartë partiak. Ministri për Arsim dhe Shkencë, kuadër i BDI-së, Abdilaqim Ademi, është prononcuar vetëm përmes profilit të tij në Facebook, ku ka kumtuar edhe prezencën e zyrtarëve të tjerë të partisë së tij dhe ka përshëndetur nismën

Lajme të ngjashme

Back to top button