Civil bën thirrje në “ballafaqim me realitetin”

Qendra për Liri dhe Forumi Qendra Civile Paqësore do ta promovojnë publikimin “Ballafaqimi me realitetin”, i cili është një raport përfundimtar i pilot projektit “Kujtimi i së kaluarës – Formimi i së ardhmes: kulturat lokale të kujtesës”. Promovimi do të mbahet nesër në GEM Klub – Menada në Çarshinë e Vjetër, me fillim në ora 11:30.

“Jetojmë në një kohë kur historia, e shtrembëruar dhe e keqpërdorur, e ka kapluar jetën tonë të përditshme dhe rrezikon të ardhmen tonë. Organizata jonë, duke i ndjekur trendet sociale dhe politike negative, dërgoi një pasqyrë të plotë të kulturave lokale të kujtesës në tri komuna shumetnike në Republikën e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë u përpoq të japë përgjigje mbi temat aktuale që kanë të bëjnë me fushën e ballafaqimit me të kaluarën” – deklaroi Xhabir Derala, kryetari i Civil-it dhe njëri nga redaktorët e librit .

Lajme të ngjashme

Back to top button