Mbetet në burg avokati që kërcënoi kryeministrin Rama

Avokati Bashkim Hoxha i cili kërcënoi kryeministrin Rama, do të mbetet në burg. Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për të, e ndërsa masa e sigurisë është dhënë me dyer të mbyllura.

Bashkim Hoxha është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur kryeministrin me anë të mesazheve duke gdhirë data 29 nëntor.

Rreth orës 04:00 të mengjesit, Bashkim Hoxha i ka dërguar një mesash kryeministrit, duke i thënë se ‘fotoja e tij do të shperndahej në botë siç edhe fotoja e Isa Boletinit dhe e Ismail Qemalit’. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button