Atentat ndaj gazetarit Artur Çani

Gazetarit Artur Çanit kanë tentuar t’i bëjnë një atentat. Lajmi bëhet me dije nga televizioni ku punon Çani, News 24.

Sipas televizionit në fjalë, Çanit i kanë zënë pritë para pallatit ku jeton.

Mësohet se atij i ka zënë pritë një person i maskuar, që kishte një pistoletë me silenciator.

Por, sipas News 24, atentati ka dështuar, pasi personit të maskuar i është bllokuar pistoleta në momentin që do qëllonte.

Për momentin nuk dihen motivet dhe autorët e tij.

News 24 raporton se për ngjarjen, përveç drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, që ka shkuar në vendin e ngjarjes, është interesuar edhe kryeministri Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button