Rama paralajmëron: Burg për ata që punojnë dhe punësojnë në të zezë (Video)

Pas atyre që vjedhin energjinë apo ndërtojnë pa leje, në burg do të përfundojnë edhe të gjithë ata që punënojnë në të zezë. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi prangat për punëdhësit dhe punëmarrësit që nuk regjistrohen tek Sigurimet Shoqërore.

Edi Rama: Kam dëgjuar shumë cinikë që thonë jo nuk janë hapur vende pune, por fakti është që janë 81 mijë të punësuar të rinj në librat e llogarive të këtij vendi dhe në gjuhën e botës normale këto quhen vende pune ashtu sikundër në gjuhën e botës normale puna në të zezë konsiderohet veprimtari e dënueshme penalisht dhe për këtë arsye edhe në ndërhyrjen e re që po bëjmë në legjislacion, qoftë shmangia e përsëritur nga tatimet dhe gjetja e përsëritur e një punonjësi në të zezë do të jetë e barabartë me ndjekjen penale dhe çuarjen prapa hekurave të personit përkatës apo drejtuesit të kompanisë. Nuk mund të vazhdojmë me historinë e shmangieve pa fund dhe skllavërimit zinxhir që e kemi në të gjithë territorin e Shqipërisë./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button