Sllavisha Ristiç merret në pyetje për vrasjen e Enver Zymberit

Ish-kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç dhe kryetari aktual Stevan Vuloviç janë duke u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Enver Zymberit.

Ristiç akuzohet se përmes urdhërave ka marrë pjesë në vrasjen e bujshme të policit kosovar në veri të vendit, Enver Zymberi, ndërsa Vuloviçi se ka ndihmuar një serb të dyshuar për vrasje të policit për të ikur nga burgu.

Ata po merren aktualisht në pyetje nga një prokuror ndërkombëtar në Mitrovicë.

Të dy liderët lokalë kohët e fundit kishin ikur edhe nga Kosova, pas shpalljes së fletë-arresteve nga EULEX-i./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button