Burg për Sami Krasniqin në Britani të Madhe, sepse grushtoi një ofendues (Video)

Me një grusht të vetëm ka qëlluar në nofull një person, kur ai në formë raciste ofendoi vëllanë e tij. Zack Collins ka mbetur me gjashtë dhëmbë të thyer, pasi ra për toke si pasojë e goditjes.

Collins po ofendonte një person, duke mos e ditur që vëllai i tij është pas. Ky i fundit, i njohur si Sami Krasniqi, e qëllon atë pasi vëllai i tij u ofendua rënd, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 22 qershor, në Playmoth të Davonit, ndërsa tani është shpallur dënimi për Krasniqin

Për këtë veprim atij i është shqiptuar dënimi prej 12 muajsh burg, pasi policia i kishin gjetur edhe një thikë ne momentin e arrestimit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button