Rinia e mbylli sezonin me fitore

Klubi hendbollistik Rinia në xhiron e fundit që edhe ka përmbyllur sezonin vjeshtor, ishte mysafire e skuadrës “Gjorçe Petrov-Makedonija”, të cilët i fitoi me rezultat 19:31.

Skuadra e KH Rinia edhe më tutje është një ndër ekipet më me përvojë në Ligën e Parë të Maqedonisë në hendboll dhe jo rastësisht është gjithmonë në kreun e tabelës.

Në këtë ndeshje Rinia, edhe pse ka shënuar fitore me diferencë shumë të lartë, nuk ka qenë e kompletuar, por falë lojës së mrekullueshme dhe organizimit të mirë, e në veçanti të kapitenit Basri Latifi, në fund të ndeshjes kishin diferencë prej 12 golave.

“Jemi të kënaqur nga rezultati i ndeshjes së fundi dhe nga pozita që kemi marrë në përfundim të sezonit vjeshtor. Gjithsesi ekipi ynë ka mundësi të arrijë edhe më shumë, por ne edhe më tutje ballafaqohemi me problemin kryesor, atë financiar dhe se hendbollistët e mi po japim maksimumin edhe me këto kushte. Synojmë që sezonin pranveror të ngjitemi edhe më lart dhe besoj që këtë do ta arrijmë, por duke shpresuar se në sezonin pranveror do të inkuadrohen në ekip më shumë lojtarë të rinj”, ka thënë trajneri i KH Rinia, Muhamed Ismaili.

Në këtë ndeshje edhe pse KH Rinia nuk ishte e kompletuar, me lojë të mirë u dalluan lojtaret e rinj Muhammed Aliu, Fetah Sulejmani dhe golashënuesi me i spikatur, Besnik Idrizi i cili 11 herë tundi rrjetin e kundërshtarëve. Pa dyshim se merita për këtë firore të lartë kishte dhe portieri i shkëlqyeshëm Shenoll Memedi.
Me këtë fitore KH Rinia në tabelën e Ligës së Pare rreshtohet në vendin e 4-të. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button