Vashat e Çairit lider të tabelës, e mundën Kumanovën pa problem

Hendbollistët e Çairit kanë vazhduar me fitore, kësaj radhe duke e mundur ekipin e Kumanovës në Kumanovë, me rezultat 32:30 (18:12), ndërsa kjo fitore ka bërë që vashat nga Çairi të marrin kreun e tabelës, duke qenë lidere me meritë e Ligës së Parë të henbollt për femra.

Ndeshja ka qenë shumë dramatike dhe nga çasti në çast ekipet kanë kërkuar golin. Por hendbollistet shkupjane vetëm pas disa minutave lojë arrijnë të nisin me avantazh, që në një moment arrinte deri në 7 gola.

Pjesa e parë ka përfunduar me 6 gola diferncë për shkupjanet, e që pjesën e dytë e fillojnë furishëm, kur vetëm pas 10 minutave lojë referat ndëshkojnë me karton të kuq hendbollistin më të mirë të ekipit, Melisa Ajdinin e cila kishte shënuar 3 gola.

Festa e fitores me një "selfi"
Festa e fitores me një “selfi”

 

Por vashat tjera edhe përkundër kësaj, morën forcë dhe vazhduan të luajën me të gjitha forcat duke mos u dorëzuan në asnjë moment, që në fund të triumfojnë me rezultat 32:30.
Në këtë ndeshje patjetër që duhet veçuar të gjithë ekipin, ndërsa më e spikatur ishte Ena Dërpljanin që kishte shënuar 8 gola, Leonora Rrahmani 6 gola dhe Tamara Gjeorgjievska 5, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Zana Shehi 2, Rina Rexhepi 1 ndërsa poertirja Mimoza Jovanovka ka mbrojtur më shumë se 10 gjuajtje direkte.

Ndeshjen e radhës skuadra e Çairit si nikoqire do të luajë në sallën “Enver Idrizi” ku do të luajnë me ekipin nga Kërçova “ZRK Kiçevo 2010”, ekip të cilin e ka fituar me rezultat 29:19 edhe atë në fushë të tyre në Kërçovë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button