Fëmijët do të edukohen për të drejtat e tyre

Koalicioni i organizatave të të rinjve “SEGA” në kuadër të projektit “Implementimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni” tre vite me radhë organizon në Strugë trajnim për 15 Fëmijët ombudsmanë të zgjedhur të rinj nga shkollat e mesme nga Manastiri, Ohri, Struga, Shtipi dhe Gostivari.

Në trajnim, fëmijët do të fitojnë njohuri për Konventën për të drejtat e fëmijëve dhe se si t’i informojnë moshatarët e tyre për denoncim të shkeljes së të drejtave të fëmijëve në shkollat e tyre. Përmes shembujve të shkeljes së të drejtave të fëmijëve, procedura për dorëzim të ankesës do t’u prezantohet funksioni i tyre i ri si fëmijë ombudsmanë nëpër shkolla. Gjithashtu përmes këtij trajnimi fëmijët ombudsmanë do të edukohen për Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve (UNCHC) dhe do të mund të konfirmohen mënyrat e bashkëpunimit, si dhe funksionimi me Avokatin e Popullit të R. Maqedonisë i angazhuar për të drejtat e fëmijëve. Njëkohësisht përmes këtij trajnimi, fëmijët ombudsmanë do të fitojnë edhe dijeni se si t’i edukojnë moshatarët e tyre për denoncim të shkeljes së të drejtave të fëmijëve në shkollat e tyre.

Modeli i fëmijës ombudsman i cili funksionin në 10 shkolla fillore në Maqedoni është i vetmi në Evropën Juglindore dhe paraqet vegël e shkëlqyeshme institucionale për transmetim të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shkolla.

Lajme të ngjashme

Back to top button