FSSHM: Është rritur dyfish numri i barnave pa pagesë plotësuese

Fondi për sigurim shëndetësor është duke bërë revizion të çmimi të barnave nga lista pozitive, duke i krahasuar me çmimet e barnave në vendet e rajonit: Serbi, Bullgari, Kroaci dhe Slloveni. 
 
“Në këtë mënyrë sigurohet konkurrencë më e madhe ndërmjet kompanive farmaceutike që janë të pranishme në tregun e barnave në vendin tonë, çmime të balancuara referente të barnave, ndjekje të trendit të zvogëlimit të çmimeve të barnave në rajon, zvogëlim të çmimeve të vetme të miratuara të barnave dhe ndërtim të marrëdhënieve të vazhdueshme të partneritetit ndërmjet Fondit dhe shtëpive farmaceutike për të mirën e të personave të siguruar”, thonë nga FSSHM-ja.
 
Prej atje thonë se numri i barnave pa pagesë plotësuese gjatë tre viteve të fundit është rritur për 53 për qind, ndërsa momentalisht në listën pozitive ka 73 për qind të barnave pa pagesë plotësuese. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button