Greqia nuk ka ndërmend ta ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë

Pozicioni kombëtar i Greqisë për emrin  është i qartë – emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm, deklaroi shefi i diplomacisë greke Evangelos Venizelos në Nju-Jork, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun, transmeton Mia.

“Ne  përkrahim një emër të përbërë të pranueshëm për të dyja palët me përcaktim gjeografik, i cili do të jetë për përdorim të përgjithshëm -erga omnes. Kjo është përfundimtare,  një zgjidhje e qartë dhe funksionale. Në këtë mënyrë edhe vendi fqinj do të  ketë mundësi që ta gjejë perspektivën e tij evropiane, që është shumë e rëndësishme edhe për atë edhe për ne, sepse dëshirojmë që tërë Ballkani Perëndimor të gjejë një perspektivë të përbashkët, diçka që është një faktor stabilizues në rajonin tonë. Do ta ofrojmë tërë ndihmën që kemi në dispozicion.

Ne jemi investues të mëdhenj, fqinj i madh , me ndjenja miqësore, mund të ndihmojmë, gjithsesi nëse ekziston vullnet i mirë, fqinjësi e mirë dhe respektim i të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Venizelos.

Në njoftimin e zyrës së sekretarit të përgjithshëm qëndron se  bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për perspektivat për zgjidhjen e emrit, duke përfshirë edhe rezultatet nga vizita e mëparshe e ndërmjetësuesit Methju Nimic.

Për sot në Nju-Jork është paralajmëruar takim i euro-komisarit për zgjerim Shtefan Fyle me mediatorin e KB-së në bisedime për emrin Methju Nimic.

Ende nuk dihet nëse në Nju-Jork, në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së do të ketë takim midis përfaqësuesve shtetërorë të Maqedonisë dhe të Greqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button