LSDM luhat “bombën” si lavjerrës nën këmbët e Ali Ahmetit, blof apo eksplodim i vërtetë?

E ashtuquajtura “bomba e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, aktualizohet çdo ditë duke i dhënë konfirmimin e një bombe të trishtueshme për qeverinë me theks të veçantë në raportin e marrëdhënieve ndëretnike edhe nga lider të partive partnere dhe funksionar partiak.

Do të ngelet kjo një “bombë” që do të shpërthej në duart e opozitës, apo do të hedhet nën këmbët qeverisë. Kjo çështje duket simptomatike për një luftë politike që synon përdorimin e çdo mjeti, por analistët druajnë se me gjithë këto dyshime, aferat korruptive, veçanërisht atakimi i kësaj bombe në sferën e marrëdhënieve ndëretnike, mund të jetë me e dhimbshme për realitetin e brisht të këtyre marrëdhënieve.

Fuqinë shpërthyese të kësaj bombe, lideri i PRSD-së, Tito Petkovski e quajtur të barasvlershme me mundësin e lëshimit të qeverisë nga ana e BDI-së.  Për një fuqi aspak më të dobët të “bombës” së Zaevit fletë edhe ish Guvernatori i Bankës, Petar Goshev i cili thotë se informacionet që mund të prezantojë LSDM do ta ngrenë në këmbë popullin dhe do të vetëdijesojë kryeministrin Nikolla Gruevski për mënyrën e qeverisjes.

“Bomba” e Zaevit mund të jetë një eksplodim serioz

Analisti Mersel Bilalli, thotë për Portalb se “bomba” e paralajmëruar e Zaevit, ka mundësi të jetë një eksplodim serioz në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike dhe i gjithë ky eksplodim mund të shndërrohet në një energji destruktive shumë më të madhe se sa rrëzimi i qeverisë.

Mersel Bilalli, dyshon në shpalosjen e informacioneve të vërteta që fshihet në “bombën” e Zaevit. Sipas tij më së shumti është Pazar për shkuarjen e kësaj qeverie sepse dëmi do të ishte shumë më i madh se sa shkuarja e qeverisë dhe asaj që është bërë deri më tani pikërisht nga kjo qeveri.

“Është indikative se faktori politik shqiptar mundohet të ulë rendësin e informacioneve të grumbulluara nga opozita maqedonase në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike. Kjo tregon se shumëçka është dukshëm e thurur për interesa të ngushta partiake deh e gjithë kjo synohet që të mbulohet me flamurë të mëdhenj”, thotë Mersel Bilalli.

“BDI-së i kanë “shpërthyer” shumë bomba që nga viti 2008, por nuk ka dal nga qeveria

Publicisti Xhelal Neziri mendon se e ka shumë gabim strategjinë opozita maqedonase nëse mendon se me “bombën” që do ta lëshojë do ta largojë Ahmetin nga qeveria, me atë që edhe Gruevski do ta humbiste pushtetin nga mungesa e shumicës në Parlament.

“BDI-së i kanë “shpërthyer” shumë bomba që nga viti 2008 e deri më tani, por as që i ka shkuar mendja ta lëshojë qeverinë. Vetëm se ka blerë kohë duke dhënë afate të lidhura me samite të NATO-s dhe BE-së, duke paralajmëruar braktisje të qeverisë në dhjetor e qershor, gjë që u tregua një blof naiv politik i kësaj partie. Andaj, opozita maqedonase duhet ta ketë të qartë se ta detyrosh BDI-në të largohet nga pushteti i Gruevskit është njësoj sikur ta detyrosh një peshk të largohet nga uji. Pushteti për këtë parti do të thotë jetë në kuptimin politik”, thotë Xhelal Neziri për Portalb.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po de! Deri tani Vmro- ja e pèrdori Bdi-nè pèr ti bèrè detyrat e shtèpisè, ndèrsa tani e ka rradhèn Lsdm-ja ti kryej punèt qè kanè mbet!!!?

Back to top button