Kriza politike me bojkotin e opozitës behët pengesa kryesore për integrimet

Sipas euro deputetëve kroat dhe anëtarëve të Komitetit të përzier, situate e krizës politike si pasojë e bojkotit të opozitës për shkak të parregullsive në procesin zgjedhor është tani pengesa kryesore në rrugën euro integruese të Maqedonisë, shkruan Dnevnik.

“Duke veçuar problemin me emrin, klima demokratike në Maqedoni ngecën pas. Kur nuk ka opozitë në Parlament nuk mund të flasim për funksionimin e plotë të demokracisë. Ky është momenti i parë që shfrytëzojnë shtete që ju bllokojnë për arsye të ndryshme. Mendoj se Parlamenti është vendi më i mirë për luftën politike”, thotë kroatja Biljana Borzan.

Kolegia e saj  Marijana Petir ka të njëjtin mendim, por thotë se Maqedonia patjetër duhet të ec përpara.

“Keni bërë shumë kur bëhet fjalë për reforma që kërkohen nga ju, por kur bëhet fjalë për sfidat evropiane duhet veprimi i përbashkët politik. Merni shembulll nga të tjerët si Kroacia dhe Sllovenia dh shkurtoni pengesat në rrugën euro integruese, tha Petir.

Lajme të ngjashme

Back to top button