VMRO-DPMNE, ironizon video materialet e “Fokus” e quan një film serial

VMRO-DPMNE e ka quajtur videon e gazetës Fokus për punëtorinë e pasaportave të falsifikuara si një “film serial”. Ne komunikatën e saj thuhet se regjisorët o kanë pasur një ditë ters dhe nuk kanë ditur të xhirojnë mirë, o kanë kapacitete të kufizuara.

VMRO u sugjeron “regjisorëve të këtij produksioni të dobët që në të ardhmen kur duan të xhirojnë seriale të reja t’i veshin personit çorape, sepse tani moti bën ftohtë dhe mund të ftohet”.

“Ne u dëshirojmë atyre ende më shumë frymëzim gjatë xhirimit të këtyre komedive, që jo vetëm se nuk paraqesin asgjë, por flasin për kapacitetin jashtëzakonisht të dobët të Zaevit dhe të kompanisë, për ç’gjë na vjen vërtet shumë keq”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button