Rama uron 28 Nëntorin: Gëzuar të gjithëve pavarësinë

Kryeministri Edi Rama ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 102 vjetorit të pavarësisë. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan, “Gëzuar të gjithëve festën e pavarësisë së Shqiperisë, #feelingalbanian (ndihem shqiptar)”.

Në vijim rreth orës 10.00, kreu i qeverisë pritet të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë. Më tej, në një tjetër postim duke publikuar edhe një video të cilën e gjeni bashkëngjitur, kreu i qeverisë shkruan “Festivali i parë i Dritave në Shqipëri ndez nesër mbrëma Tiranën. NataeBardhë#FeelingAlbanian”.

Lajme të ngjashme

Back to top button