Kujdes nga këta meshkuj…!

Hulumtuesit e Universitetit Riversajd thonë që femrat do të duhej t’u shmangeshin meshkujve me linja të gjera të fytyrës.

Jo vetëm që studimet e mëparshme kanë treguar që meshkujt e këtillë zakonisht janë më agresiv, më jo të sinqertë dhe tradhtojnë shumë, por studimet e reja tregojnë që ata imponojnë sjellje egoiste edhe te njerëzit e tjerë.

Rezultatet janë marrë nga katër studime, ndërkaq në të parin hulumtuesit kanë verifikuar lidhjen midis meshkujve me kokë të gjerë dhe sjelljeve egoiste.

Në dy studime të tjera, hulumtuesit kanë studiuar vendimet e partnerëve nga pikëpamjet e ndryshme dhe është konstatuar që partnereve u kanë ndërruar mendimet e tyre nën ndikimin e forcës mashkullore. Në studimin final studiuesit kanë treguar që partneret janë sjellë në atë mënyrë të cilën e ka pritur partneri i tyre.

E gjithë kjo drejtpërdrejt ka të bëjë me linjat e gjera të fytyrës së mashkullit dhe sjelljes së tyre, të cilat do të mund t’i përshkruheshin biologjisë, mirëpo gjithashtu fjala është edhe për forcën e llojit të vet shoqëror të cilën gjithsesi e shfrytëzojnë.
Po ju, çfarë mendoni, a është i saktë ky studim? /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button