Vitamina C – vitamina që të zgjat jetën

Vitamina C është e mbushur me “virtyte” dhe është një “gur i çmuar” për një shëndet të mirë.

U bën mirë të gjithëve, por mbi të gjitha është e nevojshme për ata, që pinë cigare, apo dhe ata që vuajnë nga anemia, grave që janë shtatzënë po edhe për ata që janë në moshën e tretë. Është e nevojshme që të jetë e pranishme në ushqimet tona gjatë gjithë vitit, por ka një efekt të madh në ndryshimin e stinëve dhe është një mbrojtje e mirë për sistemin imunitar kundër sëmundjeve të stinës.

Ku gjendet Vitamina C
Për fat të mirë, kjo vitaminë mjaft e rëndësishme për trupin e njeriut nuk është e vështirë për t’u gjendur. Kështu Vitamina C gjendet tek; molla dhe sidomos lëkura e saj, tek gjethet e bimëve, tek qumështi, lëngu i portokallit, ananasi, luleshtrydhet. Gjithashtu antioksidantet gjenden me shumicë kryesisht tek bimët jeshile dhe tek frutat. Vitamina C (acidi askorbik) kryesisht është tek: limoni, portokalli, zarzavatet jeshile, domatja, pjepri, kivi, lulelakra, speci (me shumicë tek speci i kuq), mango dhe tek mëlçitë e viçit dhe lopës.

Përdorimi:
– në preventivën e infeksioneve virusale, bakteriale dhe kërpudhave
– influenca, hepatiti, herpesi, mononukleosa dhe bronkiti,
– në zvogëlimin e kolesterolit në gjak,
– ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve dhe të lëndimeve,
– pengon formimin e qelizave të tumorit-kryesisht në traktin digjestiv dhe pasi është bashkëdyzim antioksidik neutralizon radikalet e lira
– ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit,
– ndihmon largimin e shpejtë të materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rënda,
– ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehëse, alkooli dhe nga tymi i duhanit,
– vitamina C ndihmon në preventivën e kataraktit, si dhe përmirëson gjasat për shërimin e tij,
– lehtëson simptomat e astmës dhe të sëmundjeve alergjike,
– zvogëlon mundësinë e ngjitjes së spermatozoideve, pra, në mënyrë indirekte pengon sterilitetin mashkullor,
– ndihmon shërimin e sëmundjes së sheqerit, si edhe ka rol të rëndësishëm në thithjen e hekurit,
Thithja – absorbimi: zhvillohet gjatë orës së parë dhe pas tri katër orësh largohet nga organizmi.

Kush ka nevojë për dozë më të madhe…
Në radhë të parë janë duhanxhinjtë, sportistët, të sëmurët, punëtorët me punë të rëndë fizike, si edhe ata që në vend të punës kanë strese.
Në familjen tonë është treguar efikas në rastet e ftohjeve, dhembjeve të fytit apo kur jemi të lodhur kryesisht marrja 1.3 deri në 5 tableta C- 1000, dhe kështu me preventivën efikase arrijmë të pengojmë dhembjet inflamatore, d.m.th., i ikim shërimit me antibiotikë. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button