Qeveria do ta ndryshojë ligjin për posedim të armëve

Qeveria do ta avancojë sistemin për parandalim të dhunës posaçërisht të kryer me armë, e cila është në posedim edhe të personave privat dhe zyrtarë. Është formuar grup i punës i cili duhet t’i japë zgjidhjet, ndërsa Qeveria në seancën e ardhshme të dalë me vendime konkrete.

“Është formuar grup i posaçëm i punës nga ana e Qeverisë në të cilin janë përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe institucione të tjera të cilat në afat jo më të gjatë se një javë duhet të përgadisin informatë dhe ta njoftojnë Qeverinë rreth mundësive për krijim të rregullativës së re ligjore në ato institucione ku ajo nuk ekziston ose, madje, avancim dhe përforcim cilësor të rregullativës ekzistuese ligjore”, tha Gjorgjiev.

Shpjegoi se do të parashikohen situata të caktuara që do të thonë parandalim nga kryerja e dhunës, gjegjësisht ata zyrtarë të cilët në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare sipas fuqisë së ligjit janë ndeshur me armë në rast kur në qoftë se eventualisht do të denoncoheshin se dyshohen për ndonjë vepër të caktuar e cila në vete përmban element të dhunës në procedurë adekuate të konfirmohet, të kufizohet mundësia për ndeshjen e tyre me armë të cilën zyrtarisht e posedojnë dhe të cilën e shfrytëzojnë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

Në informatën që e pret Qeveria në periudhë prej një jave do të duhet të përpunohen të gjitha hollësitë konkrete dhe modalitetet në kuptim të cilat ligjërisht do të duhet të ndryshohen, plotësohen, në mënyrë cilësore të përforcuara. Do të saktësohet se edhe cilat akte nënligjoredo të duhet të përpunohen, të parashikohet procedura adekuate në situata të caktuara se si do të vinte deri në kufizim të qasjes deri te arma e një personi zyrtar i cili do të dyshohej për vepër të caktuar që përfshin element të dhunës. Duhet të përpunohen edhe procedura lidhur me këtë materie nga ana e administratës shtetërore, institucioneve ose, madje, nga ana e pushtetit gjyqëdore në kuptim të parashikimit të procedurës, të veprimeve procesore me qëllim të pamundësimit të ndeshjes me armë nga ana e një personi zyrtar për të cilin ekziston dyshim se është ekzekutues, kryerës, pjesëmarrës në ndonjë vepër të caktuar ku ka element të dhunës.

Lajme të ngjashme

Back to top button