ASHAM zgjohet nga gjumi: Lustrimi po keqpërdoret për rrënimin e institucioneve të shtetit

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në një deklaratë për mediume, thotë se me vendosmëri është kundër çdo përpjekje për keqpërdorimin e procesit të lustrimit për rrënimin e institucioneve arsimore, kulturore, dhe institucioneve tjera shtetërore të përgjithshme që kanë lidhje me rolin dhe pozitën e Akademisë si institucion më i lartë shkencor dhe artistik në Maqedoni.

Siç thuhet në konkluzionet nga seanca e kryesisë së ASHAM-it e mbajtur mbrëmë, Akademia është shtyllë e shtetit të Maqedonisë, kulturës, identitetit kombëtar dhe e shoqërisë multikulturore në Maqedoni, ndërsa kontributi i saj në shkencë dhe art, është i njohur edhe në mbarë botën.

“Akademia beson se për arsye të zbatimit konsekuent të parimit të sundimit të ligjit, si interesi më i lartë shtetëror, procesi i lustrimit duhet që tërësisht të ecë në bazë të rregullave dhe standardeve të përcaktuara me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut, e cila është pjesë e rregullimit të brendshëm ligjor dhe ka një vlerë superiore në lidhje me ligjet”, thuhet në deklaratën e ASHAM-it.

Në gjysmën e parë të shtatorit, ASHAM do të mbajë Kuvendin ku do të diskutohet për aspektet më të gjera dhe pasojat e deritanishme në procesin e lustrimit në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button