Tetova pasurohet edhe me një klub sportiv

Ditë më herët ishte përfolur se qyteti i Tetovës do të pasurohet me edhe një klub tjetër sportive. Me 22 nëntor, në ditën e festës së alfabetit ka filluar me punë shkolla e volejbollit me emrin “Tetova Voley”.

Shkolla e volejbollit “Tetova Voley” fillimisht do të punon me grup moshat e reja me fëmijë të moshave 7 deri 11 vjet dhe 12 deri 18 vjet.

“Do të mundohemi të bëjmë përzgjedhjen e talenteve më të mirë nga i gjithë rajoni. Sigurisht se me përzgjedhjen e mirë mund të shpresohet edhe në volejbollist cilësorë që do të jenë edhe bartës të ekipit ët ri në kampionatit e radhës në vitin 2015” tha Laureta Abazi.

Në grumbullimin e parë të kësaj shkolle të volejbollit pos trajnerëve Laureta Abazi Flaurent Islami dhe Naim Abazi, kishte edhe numër të theksuar të atyre të cilët dëshirojnë të mësojnë hapat e para të volejbollit.

Klubi stërvitjet do ti zhvillojë në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, e cila u ka dhënë mbështetje.

Lajme të ngjashme

Back to top button