SHGM: zvogëlimi i numrit i të punësuarve në televizione është i pajustifikueshëm

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë shpreh keqardhje që Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive nuk pranoi vërejtjet e tyre për Rregulloren e re për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për emetimin e televizioneve dhe radiove.

“Me Rregulloren e re televizioneve kombëtarë me leje terresteriale të formatit të përgjithshëm u zvogëlohen obligimet lidhur me ekipimin kadrovik ku numri i të punësuarve nga 100 zvogëlohet në 80, prej të cilëve 30 duhet të jenë gazetarë.

SHGM vlerëson se zvogëlimi i numrit të punësuarve në televizionet kombëtare është i pajustifikueshëm sepse pjesa dërmuese e tyre punojnë me profit. Është e paqartë se pse Agjencia deri tani i ka toleruar televizionet kombëtare që nuk kanë përmbushur kushtet për ekipim kadrovik.

Qëndrimi i SHGM dhe i anëtarit të Këshillit të Agjencisë të propozuar nga SHGM, Zoran Fidanovski, ishte të mos ndryshojë kjo pjesë e Rregullores, ku televizionet private kombëtare kanë detyrim të punësojnë 100 persona, prej të cilëve 30 për qind duhet të jenë gazetarë. Përveç kësaj SHGM propozoi që secili televizion kombëtarë privat të jetë i obliguar të kenë të paktën gjashtë qendra korrespodentësh në Maqedoni me të paktën dy të punësuar, një gazetarë dhe një kameraman.

Me këtë televizionet kombëtare do të krijonin parakushte për mbulimin e temave me karakter lokal duke pasuruar programin informativë të televizioneve dhe të shtojë shikueshmërinë në mbarë vendin.

SHGM ka frikë se Këshilli i Agjencisë duke refuzuar këto propozime hapë mundësinë që televizionet kombëtare private të pushojnë nga puna  gazetarë dhe personel teknik. Agjencia për media si rregullator lëshoi mundësinë të ndikojë për vendosjen e një sistemi efikas të rrjetit të korrespodentëve  në mediat kombëtare, të cilat nuk duhet të fokusohen vetëm në tema lidhur me kryeqytetin, por duhet të raportojnë edhe për tema të rëndësishme me karakter lokal.” thuhet në reagimin e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button