Enrique: Mund të dështojmë përsëri

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, duke folur për gazetarë në prag të ndeshjes me Apoelin në Ligën e Kampionëve, ka deklaruar se skuadra e tij, mund të kaloj momente të vështira sërish, pasi që është një proces që i përcjellë të gjitha skuadrat e mëdha.

“Përgjatë gjithë sezonit, Barca do të ketë një tjetër periudhë të vështirë. Shpresoj të jem unë gabim, por këto momente përcjellin skuadrat e mëdha, dhe janë pjesë e procesit”, deklaroi Enrique.

Barca do të jetë mysafire e Apoelit në kuadër të Ligës së Kampionëve në grupin F.

Lajme të ngjashme

Back to top button