Lufta ndaj Ebolas përfundon në 2015

Gjatë një takimi në Uashington me zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, është shprehur se virusi vdekjeprurës Ebola mund të përfundoj deri në vitin 2015.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon është shprehur se situata e rëndë e shkaktuar nga virusi vdekjeprurës i Ebolas në Afrikën Perëndimore mund të përfundojë në vitin 2015, nëse bota do të përshpejtojë reagimin e saj. Por ai paralajmëroi se edhe pse rastet e reja janë gjithnjë e më të paktat në vendet e Afrikës Perëndimore, situata mbetet shqetësuese dhe duhet bërë kujdes, pasi në Mali janë shënuar 6 viktima gjatë ditëve të fundit.

Ban Ki-moon foli gjatë një takimi në Uashington me zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Nëse ne vazhdojmë të përshpejtojmë reagimin tonë, atëherë sëmundja e rrezikshme mund të ndalet në mesin e vitit të ardhshëm”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB. Ai theksoi se numri i punonjësve të shëndetësisë në vendet e Afrikës Perëndimore duhet shtuar, pasi sëmundja nuk mund të quhet e mposhtur edhe nëse mbetet një rast i vetëm.

Ndërsa, Anthony Banbury, kreu i misionit të OKB-së që përpiqet të frenojë sëmundjen e rrezikshme, tha se bota është shumë larg nga mposhtja e virusit. Guinea, Sierra Leone dhe Liberi janë goditur më keq nga shpërthimi i Ebolas. Më shumë se 5400 njerëz kanë vdekur vetëm në këto 3 shtete.

Ndërkaq, shumë shtete evropiane si Franca, Gjermania dhe Italia raportohet se kanë ndarë fonde të veçanta për të luftuar këtë virus vdekjeprurëse që pothuajse ka goditur gjithë botën. Por edhe pse preventivat janë rritur njerëzit po vazhdojnë të vdesin nga Ebola./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button