LSDM: Dimovski nuk është në pozitë të vendos ultimatume

“Deputeti Ilija Dimovski, nuk është në pozitë që të caktojë seanca të Komisionit, ndërsa aq më pak ka të drejtë që të vendos ultimatume te anëtarët e tjerë”, reagojnë nga LSDM-ja pas thirrjes së Dimovskit për anëtarët e LSDM-së, që puna e Komisionit të vazhdojë.

“Nëse duhej Komisioni të punojë me 4 anëtarë nga partitë dhe pa kryetar, ai do të punonte që nga 16 marsi, kur edhe u emëruan anëtarët, e jo më 11 qershor, kur është arritur marrëveshje dhe është caktuar kryetari i saj, Borçe Davitkovski”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

LSDM edhe njëherë i bëri thirrje presidentit, Gjorgje Ivanov, që në një afat sa më të shkurtër ta zgjedh statusin e Kryetarit të Komisionit, Borçe Davitkovski, për hetimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit.

Sipas Lidhjes Socialdemokrate, ata në mënyrë të plotë i kanë plotësuar detyrimet e tyre të marrëveshjes së 1 marsit.

“Presim nga VMRO-DPMNE-ja që në vend të fjalëve dhe kritikave, definitivisht të tregojë vepër se është e interesuar për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button