Safet Sushiq në bisedime me Barcelonën

Sipas të përditshmes kroate “Jutarnji List”, drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka kontaktuar menaxherin Milan Çalasan në tentim për të angazhuar përzgjedhësin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Safet Sushiq pas largimit te Tito Vilanobës.

Sushiq është vlerësuar për shkak të lojës së Bosnjës në kualifikime për Kampionatin Botëror, kështu që ka rënë në sytë e bordit të Barcelonës.

“Zubizarreta me Sushiqin do të takohet në Paris ose Sarajevë, dhe atë në ditët e ardhshme”, ka thënë Çalasan.

Lajme të ngjashme

Back to top button