Qeveria do të hulumtojë nëse e ka pasur rieksport nga Maqedonia në Rusi

Qeveria i angazhoi institucionet që gjatë dy ditëve të ardhshme t’i hulumtojnë informatat rreth gjoja rieksportit të prodhimeve bujqësore nga BE-ja në Rusi.

Siç kumtoi sot ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, në analizat e hollësishme do të përfshihet, MPB-ja, Drejtoria doganore, Agjencia për ushqim dhe bujqësi dhe Inspektorati shtetëror për bujqësi. Kjo, tha Neziri, është konkluduar në seancën e djeshme qeveritare.

“Do të bëjmë hulumtim të hollësishëm dhe nëse konfirmojmë se ekziston një gjë e tillë, do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për ngritjen e procedurave penale kundër individëve ose ndërmarrjeve të cilët e kanë bërë këtë”, theksoi ministri.

Sipas tij, nga ana ruse ka vetëm dyshim se Maqedonia eksporton pemë dhe perime nga BE-ja në Rusi, por kjo ende nuk është dëshmuar.

Shërbimi rus për mbikëqyrje veterinare dhe sanitare ka kërkuar nga shërbimet e Maqedonisë që në afat prej një jave të dërgojnë materiale për kontroll sistematik të prodhimeve të eksportuara, si dhe konkludime për autentitetin e certifikatave fitosanitare. Maqedonia duhet të tregojë se pemët dhe perimet që i eksporton në Rusi janë prodhime të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Back to top button