Pesë shtetet që realizojnë më së shumti shkëmbim tregtar me Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në periudhën prej janarit deri në dhjetor të vitit të kaluar është regjistruar rritje e eksportit dhe importit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në janar – dhjetor të vitit 2022, është 511 444 064 mijë denarë, me ç’rast shënon rritje prej 19.9 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar – dhjetor të vitit 2022, është 747 191 286 mijë denarë, që është për 25.8 % më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ky shkëmbim tregtar në Maqedoninë e Veriut sjell një deficit tregtar prej 3 825 646 000 euro.

“Në periudhën janar – dhjetor të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë” raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button