Të gjithë të gjunjëzuar përballë mëshirës së VMRO-DPMNE-së për Jugohromin
Ndotësit e rajonit të Tetovës, Jugohromi dhe çështja e deponive të egra mbesin jashtë zgjidhjes konkrete dhe masave të cilët miratoi Këshilli i komunës së Tetovës, kundër ndotjes së ajrit.
Në bazë të reagimit të grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, në mbledhjen e fundit të këshillit komunal të Tetovës, Jugihromi ka mbështetjen e plotfuqishme të tyre. Në këtë kontest këshilltarët opozitarë mendojnë se përballë kësaj mbrojtje që VMRO-DPMNE i bënë Jugohromit, mbesin të pafuqishme institucionet që drejtohen nga shqiptarët.
Për zgjidhjen e problemit të deponive të egra që konsiderohen njëri ndër ndotësit më të mëdhej të Tetovës në mbledhjen e Këshillit komunal nuk është diskutuar dhe nuk është ndërmarrë asgjë.
Këshilltari i PDSH-së, Durim Luma, mendon se masat e ndërmarra kundër ndotjes së ajrit të propozuara nga kryetarja Teuta Arifi, janë të vonuara.
Luma, ka theksuar se Jugohromi është ndotësi më i madh i ajrit dhe sipas tij komuna duhet të kërkojë raport nga Ministria e Ekologjisë dhe planifikimit hapësinor nëpërmjet së cilës do ët ndiqet niveli i ndotjes së ajrit.
Sipas këshilltarit të BDI-së, Bajram Rexhepi, Jugohromi mbetet ndotësi më i madh në Tetovë. Ndaj konstatimit të tij ka reaguar këshilltari I VMRO-DPMNE-së Goran Jovanovski. Sipas tij këto të dhëna janë të verifikuara deh këshilli në vend të Jigohromit të merret me masat tjera kundër ndotjes së ajrit.