Renova e Drita pësojnë disfata

Pasditen e sotme u zhvilluan ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll, me ç’rast Renova në Shkup pësoi disfatë me shifrat 3:1 që jep shpresë shumë të vogël që në ndeshjen e kthimit, të ketë gjasa për kualifikim në gjysmëfinale.

Edhe pse Renova tregoi lojë kualitative dhe e para kaloi në avantazh me golin e Jusufi me një super gol në minutën e 28-të. Në të njejtën mënyrë u kundërpërgjigj Jasir Asani duke shënuar golin e barazimit nga gjuajtja e lirë në minutën e 41.
Më pas Petrov ngriti epërsinë në 2:1 në minutën e 71-të dhe për rezultatin përfundimtarë shënoi në minutën e 87-të Temelkov.

Drita e Bogovinës nga ana tjetër i ka humbur shpresat për vazhdimin e garave në kupë, pas humbjes së thellë 5:0 nga Horizont Turnova.
Në takimin tjetër Kozhufi i Ligës së Dytë shënoi fitore minimale ndaj Teteksit të Ligës së Parë, ndërsa dueli mes Euromilkut dhe Rabotniçkit do të luhet me 26 nëntor.
Ndeshjet e kthimit janë në program më 6 dhjetorë, ku do të mësohen katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button