Është lansuar kënga “Do They Know It’s Christmas”, në të edhe Rita Ora (Video)

Videoklipi i këngës që nëpërmjet yjeve ka për qëllim luftën kundër Ebolës, është lansuar gjatë ditës së djeshme, dhe deri më tashti ka afro 800 mijë klikime

Bonos nga U2, Rita Ora, Chris Martin, Ed Sheeran, Emeli Sande dhe One janë këngëtarët e përfshirë në projektin humanitar “Do They Know It’s Christmas”, që ka për qëllim luftën kundër Ebolës.

Kënga është iniciuar nga filantropisti Bob Geldof, i cili ka ftuar yjet të bëhen së bashku për të luftuar për kauza humanitare botërore. Kënga e parë, 30 vite më parë, i dedikohej zhdukjes së urisë në Etiopi.

“Do They Know It’s Christmas” filloi në vitin 1984, atëherë kur Bono, George Michael, David Bowie e të tjerë arritën të mbledhin 11 milionë dollarë.
Sipas Reuters, teksti i këngës është ndryshuar që t’i përshtatet kauzës kundër sëmundjes së Ebolës, e cila tashmë ka vrarë mbi 5 mijë njerëz në Afrikën Perëndimore, me përhapje të madhe në Sierra Leone, Liberi dhe Guinea. /KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button