Dibër 41 vjedhje të rënda të kryera vitin e kaluar

Stacioni policor i Dibrës dëshmon se viteve të fundit vërehet ulje e kriminalitetit në rajonin gjithë përfshirës në qytetin e Dibrës të cilin e mbulon stacioni policor dibran.

Në këtë rajon, vitin që lamë pas  janë të regjistruara 41 vjedhje të rënda, që është për 15  më pak sesa ajo e një viti më përpara por edhe më pak sesa vitet e tjera.

“Si rezultat i kësaj vlen të përmenden situatat në të kaluarën ku dibranët i përjetuan të gjitha traumat dhe streset në saj të vjedhjeve më dhunë, maltretim fizik nga hajna të shumtë  duke i kërcënuar  me armë zjarri nëpër shtëpi private duke ua drejtuar armën familjarëve dhe të afërmve të tyre” shprehen për Portalb nga Policia e Dibrës.

“Ka disa vite që Dibra ka  shpëtuar nga ato dhunime dhe në këtë kohë nuk ka më vjedhje të dhunshme. Besoni nuk mund të flinim rehat dhe bënim “gjumë me një sy” “vlerëson I.K. njëra nga viktimat që përjetoi dhunë fizike dhe psikike nga pesë hajna brenda në shtëpinë e saj.

“Në një periudhë ishim të detyruar të organizojmë mes burrave tanë  rroje nate”, thonë banorët e fshatrave ndërkufitar, Zepishtë dhe Trebishtë, ku jo rrallë ishin caku i vjedhësve dhe hajnave nga ana tjetër e kufirit.

Nga policia e Dibrës pohojnë edhe për bashkëpunimin e suksesshëm që kanë më kolegët e tyre nga kalimi ndërkufitar me Peshkopinë, që gjithashtu ky bashkëpunim ka ndikim në asgjësimin  e dukurive negative , ku shumica e hajnave ishin nga ana tjetër e kufirit, shtetas të Shqipërisë nga fshatrat ndërkufitare.

“Si rezultat i organizimit të mirë dhe respektimit të rregullave ligjore të vendosura në polici, por edhe rritja e besimit nga ana e qytetarëve rreth këtij institucioni, ka vazhduar tendenca për rënie të padive penale për vjedhje të rënda dhe të dhunshme. Në të njëjtën kohë shënohet edhe shkallë e lartë e efikasitetit për ndriçim të rasteve”, vlerësojnë nga Sektori i punëve të brendshme në Dibër.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button