Sektori i Femrës FRI organizoi iftarin tradicional

Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam organizoi iftarin tradicional ku morrën pjesë përfaqësuese të organizatave joqeveritare, mysafire nga vendi dhe jashtë dhe aktiviste të Forumir Rinor Islam. 

Pas iftarit, fjalën e morri përgjegjësja e Sektorit të Femrës, Esma Sherifi e cila foli mbi vlerën dhe rëndësinë e muajit të Ramazanit duke bërë thirrje që këto ditë të bekuara t’i shfrytëzojmë maksimalisht me përkushtim ndaj Krijuesit dhe punë të dobishme. 

Sherifi foli edhe mbi përkushtimin e Sektorit të Femrës gjatë muajit të Ramazanit duke i cekur aktivitetet e shumëllojshme, si iftare, tribuna, e ligjërata që organizohen në qytete të ndryshme të vendit. Ndërkaq, iftari u pasua nga tribuna që organizoi Sektori i Femrës në bashkëpunim me Asociacionin për Afirmimin e Gruas në Teatrin Kombëtar Shqiptar. 

Mysafire në tribunë ishte ligjëruesja nga Turqia Prof. Dr. Haxher Gyndyz – eksperte për çështje familjare nga Republika e Turqisë, e cila foli mbi temën “Ramazani, rrezatim i vlerave familjare”. Përgjatë ligjëratës, Dr. Gyndyz foli mbi rëndësinë e të menduarit mbi jetën dhe gjithçka në të dhe mbi atë se si Ramazani është koha ideale për këtë gjë. 

Më pas ligjëruesja u përqëndrua mbi Ramazanin si muaj që afron familjet dhe u krijon atyre mundësi si për t’i ripërtrirë lidhjet mes vete ashtu edhe për t’u socializuar në rrethin më të gjërë. 

Pas ligjëratës pasuan pyetje nga audienca, të cilat kishin të bënin kryesisht me sfidat me të cilat duhet të ballafaqohen gratë në kohën tonë për sa i përket edukimit të fëmijëve dhe ruajtjes së lidhjeve familjare. 

Qëllimi i kësaj tribune ishte që të diskutohet dhe të ngritet vetëdija mbi rëndësinë e madhe të ruajtjes së familjes, veçanërisht në kohën tonë kur shohim se thuajse në çdo familje kemi jetë paralele – jetë që zhvillohen afër njëra tjetrës por që nuk preken mes vete dhe që përmes trajtimit të këtij fenomeni të arrijmë t’i shndërrojme familjet tona në vend-kultivime të vlerave themelore morale e njerëzore dhe vend-mbjellje të ecurive pozitive shoqërore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button