Olldashi: PD nuk duhet të pres, brenda 2 viteve e rrëzojmë mazhorancën

“Partia Demokratike duhet të ndërtojë një veprim politik të strukturuar për të rrëzuar brenda dy vjetësh, mazhorancën që rithemeloi Partinë e vjetër të punës”, deklaroi Kandidati për Kryetar të PD-së, Sokol Olldashi.

Olldashi tha se PD nuk mund të kurdis orën dhe të qëndrojë në pritje, por duhet me urgjencë të kthejë në kapital opozitar çdo lëvizje kundër kundërshtarit politik. 

“Nëse ne me shpejtësi do t’ju japim qytetarëve shqiptarë një kartë të fortë morale, nëse ne me kurajo do t’i dalim kundërshtarit tonë përballë dhe nëse ne me inteligjence do të ndërtojmë një veprim politik të strukturuar, ne kundërshtarin tonë e rrëzojmë në përballjen e parë , pas dy vjetësh. Ne duhet të përgatitemi të rrëzojmë mazhorancën pas dy vjetësh në zgjedhjet lokale. Nuk kemi dhe nuk mund të kemi asnjë objektiv tjetër”, u shpreh ai.

Duke vlerësuar zgjedhjet në PD, si një moment historik për zhvillimet në këtë formacion, Olldashi foli për avantazhet që e sjellin konkurues në këtë garë, duke theksuar se Kryetari i PD-së duhet të jetë në Parlament.

Lajme të ngjashme

Back to top button