Zyrtare: Cristiano Ronaldo rikthehet në Old Trafford
Futbollisti më i mirë në botë Cristiano Ronaldo është rikthyer aty ku edhe u bë i famshëm, në Manchester.
Mirëpo, fatkeqësisht jo ashtu siç do të dëshironin tifozët e Manchester United për të luajtur aty me klubin e tyre por, me kombëtaren.
Nesër Portugalia do të përballet me Argjentinën e Lionel Messit në “Teatrin e Ëndrrave” ku Ronaldo kishte fituar topin e artë dhe ligën e kampionëve, transmeton zeri.info.
Stadiumi pritet të jetë për plotë me tifozët e United të cilët kanë përgatitur një pritje madhështorë për heroin e tyre./Zeri.