Sela: Koncesionerët duhet t’i kthejnë plazhet në gjendjen që i kanë marrë

Komuna e Strugës do t’i prishë plazhet e atyre koncesionerëve të cilëve u ka skaduar kontrata, në qoftë se nuk i kthejnë në gjendjen e mëparshme. Kjo do të thotë se koncesionerët pas skadimit të kontratës, do të duhet të prishin gjithçka sepse sipas kontratës ata duhet ti lënë plazhet ashtu siç kanë qenë kur i kanë marë me koncesion.

Kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela thotë se komuna nuk do të tolerojë askënd, që nuk do të vepron në përputhje me rregulloren.

-Ligji për koncesion është shumë i qartë, plazhet jepen në koncesion, për jo më shumë se pesë vite. Nga ana tjetër koncesionerët kanë kontratë dhe duhet që plazhet ti kthejnë në gjendjen e mëparshme, dhe në rast se nuk ndodh kjo, atëherë ne do ti prishim, u shpreh Zijadin Sela.

Përndryshe, sipas planit urbanistik të komunës së Strugës, parashihet që plazhet e papërdorur nga Struga deri në Kalishtë të bëhen plazhe të reja me të cilat do të menaxhojë komuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button