Subvencionet pa fajde, prodhimet ushqimore importohen nga jashtë

Edhe pse Maqedonia karakterizohet si shtet bujqësorë, të dhënat tregojnë se në vend ka më shumë import se sa eksporte të prodhimeve bujqësore dhe për këtë arsye epiteti i vendit bujqësorë mbetet vetëm në letër, theksojnë ekspertët, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sipas tyre shumë nga prodhimet bujqësore si domate, speca, lakra si dhe ato të pemëtarisë përpunohen ne vendet fqinje dhe na kthehet si prodhime të përpunuara të cilët i blejmë pastaj më shtrenjtë.

Edhe pse Maqedonia i ka të gjitha kushte gjeografike dhe klimaterike, ajo është e varur nga eksporti i prodhimeve bujqësore.

“Rritja e importit është pasojë e rënies së prodhimeve bujqësore si rezultat i uljes së vazhdueshme të tokave punuese. Për 20 vite në Maqedoni në mënyrë drastike është zvogëluar toka punuese. Çdo vit rriten subvencionet e shtetit, por nuk ka një analizë se si shpërndahen ata dhe pse edhe përkundër kësaj nuk ka rezultate adekuate. Nuk ka debate për bujqësinë në Maqedoni, thotë profesori universitar, Boris Anakiev.

Përfaqësuesi i Asociacionit të Bujqve, Eftim Shaklev, thotë se ne nuk kemi shumë deficit mes importit dhe eksportit të prodhimeve bujqësore sepse bujqësia bie në nivelin e sektorëve me profit të dobët dhe për këtë shkak subvencionet i ulin humbjet.

Sipas tij Maqedonia ka shumë deficit mes importit dhe eksportit të prodhimeve ushqimore për arsye se ne kemi kushte të këqija konkurruese për prodhimin e drithërave.

Anakiev thotë se është shumë e dhimbshme për Maqedoninë, deficit i tregtisë së me ushqime që bënë të ketë çmime më të larta edhe të ushqimeve të kafshëve.

VMRO-DPMNE lavdërohet me subvencionet që i jep bujqësisë, por sipas ekspertëve ajo nuk ka shumë rezultate në nxitje e rritjes së prodhimeve bujqësore.

Qeveria thotë se më shumë para jep për prodhimin e mishit, 125 milion euro, për grurë, 90 milion, për kafe, çaj dhe erëza 60 milion euro. Ndërkohë po aq harxhohen edhe për importin e pemëve dhe perimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button