Prej sot me pajisje dimërore

Goma dimri dhe sinxhirë për automobilë, xhipa dhe kamiona të lehtë prej sot, 15 nëntor, do të jenë të obligueshme për rrugët në vend. Rregullorja e vjetër për pajisje dimërore vlen edhe për këtë vit, ndërsa paralajmërohen edhe kontrolle më të shpeshta dhe dënime për ata, reliefet e gomave të të cilëve nuk janë të thella të paktën katër milimetra.

Ekspertët thonë se megjithatë është mirë që të gjithë shoferët që kanë mundësi të furnizohen me gom dimri, pasi përbërja e tyre e përmirëson efikasitetin e frenimit dhe e zvogëlon rrugën e frenimit, me çka e rrit sigurinë personale, por edhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Sanksionimi në sezonin e ardhshëm dimëror do të jetë konform rregullores ekzistuese për pajisje dimërore në automobila, me të cilën caktohet gjobë prej 15 eurove. Me ligjin e ri për siguri në trafikun rrugor, përpilimi i të cilit është në vijim, sipas paralajmërimeve, janë parashikuar gjoba prej 45 eurove për mospasje të pajisjes dimërore.

Neni 404 i Ligjit për siguri në qarkullimin në rrugë parashikon se automjetet motorike dhe makineritë e punës kur marrin pjesë në trafik në rrugë jashtë vendbanimit, në periudhën prej 15 nëntorit deri më 15 mars detyrimisht duhet të posedojnë pajisje të caktuar dimërore.

Rregullorja cakton se për automjete motorike me peshë më të madhe të lejuar e cila nuk kapërcen 3.500 kilogramë si pajisje dimëroe konsiderohen pueumatikët dimërore të të gjitha rrotave, me thellësi minimale të disenjeve të shtresave që shkel në madhësi dhe gjerësi të disenjeve me minimum prej 4 milimetrave nëse automjeti në pajisje ka zinxhir për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose pajisje tjetër ndihmëse përkatëse.

Autobusët dhe automjetet e tjera transpotuese, të cilat për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse të makinës duhet të kenë gom dimri dhe mjet dore – lopatë. Goma dimri janë ato të cilat në njërën anë të tyre kanë shenjën: „МЅ“, „М+Ѕ“, „М&Ѕ“ dhe shenjën e kristalit  të dëborës. Rregullorja cakton se në qarkullimin rrugor të automjeteve nuk vendosen goma me thumba.  Detyrimi për pajisjen e domosdoshme dimërore zgjat deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button