Tre vjet burg nëse s’e paguani borxhin

Deri në tre vjet burg do të dënohet nënshkruesi i borxhit nëse në ditën e pagesës nuk kanë para në llogari. Kjo është paraparë me Ligjin për borxhet, me të cilin ky instrument për sigurinë e pagesës nga 1 janari prej aspektit vullnetar, transformohet në detyrim kur bëhet fjalë për shuma mbi 300.000 denarë, gjegjësisht 5.000 euro, shkruna Koha.

Për mospagesë të borxhit për pagesat e mëdha prej asaj dite përsëri është paraparë gjobë deri në 5.000 euro. Ky është momenti i cili më së shumti i frikëson kompanitë një muaj e gjysmë para fillimit të vendimit të ri për hipotekën, por ata kanë edhe shumë dilema të tjera të paqarta. Disa prej tyre, të cilat shumë herë kanë pagesa mbi 5.000 euro, duke përfshirë edhe llogaritë mujore për rrymë, pyeten nëse ndoshta duhet të hapin departament të posaçëm për shënimin e obligacioneve, kurse nga ana tjetër të tjerët propozojnë zgjidhje për heqjen e dënimit eventual apo pagesat të kufizohen në 299.999 denarë, që të mos detyrohen të jepet obligacion. 

Hipoteka e cila në vitin 2012 futet si instrument për sigurimin e pagesave mes firmave ka arritur qëllimin, por nuk u bë masovike. Deri tani janë dhënë 93 hipoteka dhe pikërisht për këtë u ndryshua Ligji dhe për këtë prej 1 janarit të vitit të ardhshëm bëhet e detyrueshme për pagesat mbi 300.000 denarë, ka deklaruar Jane Sevdinski nga Ministria e financave

Lajme të ngjashme

Back to top button