Plaçkitje në Gostivar dhe Tetovë

Persona të panjohur, nga shtëpia e N.A. (52) kanë vjedhur një shumë të hollash euro dhe franga zvicerane, informojnë nga policia e Tetovës.

Vjedhja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 e 30 minuta e deri më orën 22, kur pronarët e shtëpisë nuk kanë qenë në shtëpi. Vjedhësit në shtëpinë e N.A. në rrugën “JNA” kanë hyrë duke e thyer derën hyrëse. Pasi që e kanë kontrolluar gjithë shtëpinë, kanë gjetur pasuri prej 100 eu dhe 2 mijë franga zvicerane, e pastaj kanë ikur.
Policia ka filluar hetimet.

Pa stoli ari që ka kushtuar rreth 100 mijë denarë, ka mbetur edhe një banorë i fshatit Sellcë të Tetovës.

Mbrëmë, në shtëpinë e E.E. kanë hyrë persona të panjohur dhe nga vitrina në katin e dytë kanë marrë stolitë e arrit.

Nga policia e Tetovës, bëjnë apel deri tek qytetarët, e posaçërisht në këtë periudhë, që kur të dalin nga shtëpia për kohë të gjatë, ta lënë pasurinë e tyre në ndonjë vend të sigurt.

Dhjetë ditët e kaluara, në rajonin e Pollogut janë regjistruar mbi dhjetë vjedhje të rënda dhe të gjitha janë kryer në orët e vona.

Lajme të ngjashme

Back to top button