VMRO-PP: Me këto privilegje ndaj Subrata Roy-it, shkelen të gjitha parimet

VMRO-PP beson se me hyrjen e kapitalit të biznesmenit Subrata Roy në Maqedoni, janë shkelur direkt disa parime dhe standarde ndërkombëtare.

“Askund në botë nuk ka takime politike të kryeministrit, presidentit të shtetit dhe ministrit të financave me biznesmen për të cilin në shtetin e tij janë ndërmarrë disa hapa hetimit për mashtrim financiar dhe i janë bllokuar disa llogari bankare nga Gjykata Supreme në vendlindjen e tij dhe gjykata e njëjtë në pajtim me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare kërkon që të bllokohen llogaritë e tij bankare edhe në shtetet tjera”, reagojnë nga partia VMRO-Popullore.

VMRO Partia Popullore publikisht pyet se sa është kreu i shtetit i vetëdijshëm për pasojat nga gjykimi i Gjykatës së Apelit në Indi, sepse thonë se “gjykimi i njëjtë është i detyrueshëm dhe për Maqedoninë. A nuk do të thotë kjo se funksionarët e shtetit në këtë mënyrë futen në rast ndërkombëtar për larje të parave”.

Sipas tyre, sipas kësaj sjellje speciale dhe të privilegjuar ndaj Subrata Roy-it, thyhen principet për të cilat qeveria, thonë, lufton vetëm në mënyrë deklarative.

Lajme të ngjashme

Back to top button