Ata që punojnë me honorar do t’i paguajnë shtetit 10,37 për qind nga fitimi

Në fillim të vitit do të nisë zbatimit i Ligjit  për pagesën e kontributeve nga ata që punojnë me honorare apo kontrata autoriale.

Sipas ligjit, ata që punojnë me honorare dhe kontratat autoriale, do t’i paguajnë shtetit 10,37% nga paratë që fitojnë, sqaron ministri i financave Zoran Stavrevski.

“Jo, ligji është miratuar dhe do të hyjë në fuqi prej 1 janarit!”, deklaroi Zoran Stavrevski, ministër i financave.

27 % shtesë do të derdhen në arkat për sigurim pensional dhe shëndetësor. Kjo do të thotë se punëdhënësi duhet ta rrisë shumën e tanishme për honorar, për 27%, ose nëse shuma mbetet e njëjtë, punëtori do humbë gjithsej 27% nga paratë që ka fituar deri më sot. Gjithsej, punëtorët honorar do të taksohen me 37%, sepse përveç sigurimit shëndetësor dhe pensional do paguajnë dhe tatimin personal, të deritanishëm prej 10,37%. Me këto ndryshime ligjore, pjesa më e madhe e Agjencive Private për Punësim, paralajmërojnë se duke filluar nga 1 janari, nuk do ketë më punësime me orar të papërcaktuar. Angazhimi i punëtorëve honorar por edhe shkarkimi i tyre, tani do të jetë shumë më i lehtë. Sipas të dhënave për vitin 2013, në Maqedoni ka mbi 100 mijë persona që janë angazhuar me honorare dhe 27 mijë persona me kontrata autoriale. Kjo do të thotë se në buxhet, për 2015-ës do të grumbullohen 67 milion euro, të cilat do të përfundojnë në Fondet e Shëndetësisë dhe për Sigurim Pensional.

Lajme të ngjashme

Back to top button