Afër 800 mijë qytetarë kanë realizuar mbi 22 miliardë denarë tatim personal gjatë një viti

Në raportin vjetor të Drejtorisë për të Ardhura Publike theksohet që gjatë vitit 2021 është rritur vlera e tatimit në të ardhurat personale në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Për vitin kalendarik 2021, Drejtoria për të Ardhura Publike ka përgatitur dhe shpalosur Raportin vjetor tatimor për 788 643 qytetarë. Këta persona kanë paraqitur të ardhura bruto vjetore rreth 366.6 miliard denarë, ndërsa tatimi i të ardhurave personale është në vlerë prej 22.3 miliard denarë”, raportoi DAP-i.

Drejtoria sqaroi që ka rritje për 35.4 milionë denarë më shumë te të ardhurat bruto, ndërsa te tatimi personal kemi rritje për 2.7 milionë denarë në krahasim me vitin paraprak.

“Qytetarët përmes profilit në e-PDD, kanë mundësi të shikojnë, korrigjojnë dhe të konfirmojnë tatimet e raportuara. Qytetarët që nuk i kanë konfirmuar, apo nuk i kanë korrigjuar raportimet për tatimin vjetor, DAP-i i ka konfirmuar”, sqarojnë nga Drejtoria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button