Institucionet kërkojnë nga qytetarët të refuzojnë punësimin në të zezë

Përballë papunësisë në rritje, institucionet shtetërore, sensibilizojnë qytetarët tetovar për të mos pranuar punësimin pa pagesën e kontributeve. Presioni ndaj firmave për të rregulluar statusin e të punësuarve të tyre, tani po ushtrohet edhe ndaj atyre që kërkojnë punë.

“Refuzo punësimin në të zezë”, është projekti që është prezantuar në Tetovë, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim dhe Ministrinë për Arsim dhe Shkencë.

Të dhënat e Entit Statistikorë në Tetovë, tregojnë për një numër të madh të personave që paraqiten në Ent, ndërkohë që institucionet përkatëse të punës shtrojnë dyshimin se një pjesë e madhe e personave të cilët evidentohen si të papunë, kryejnë ndonjë veprimtari private apo janë të punësuar në sektorin privat në të zezë.

Droja për masat e  reja të qeverisë ekziston si tek punëdhënësit ashtu edhe tek ata që kërkojnë punë. sensibilizimi për të refuzuar punën në të zezë, konsiderohet si një masë mbrojtëse për të papunët apo për ata të cilët një kohë të gjatë punojnë pa paguar kontribute shëndetësore apo për sigurimin pensional, por për rrethanat aktuale rigoroziteti i këtyre masave do të shtonte edhe më shumë papunësinë.

Disa nga pronarët e firmave të vogla, thonë se do ta kenë të vështirë për të realizuar kërkesën për pagesën e kontributeve për të punësuarit.

Aty ku presioni ka qenë më i madh, disa firma veç me kane lëshuar disa nga punëtorët e tyre. Pronari i një ndërmarrje për prodhimin e miellrave, Nazim Limani, thotë se kohën e fundit  firmat përballen me shumë vështirësi dhe do ët jetë e vështirë për të mbajtur të gjithë punëtorët ashtu siç kërkohet me pagesën e të gjitha kontributeve. Ai thotë se kjo është një masë shumë e drejtë dhe korrekte ndaj punëtorëve, por për shkak të vështirësive në të ardhmen do të kemi më pak të punësuar.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button