Romela Begaj, “kopjon” Godellin, shpallet kampione bote
Romela Begaj shpallet kampione e botës në stilin e shkëputjes në peshën 63 kg. 28-vjeçarja ngriti 113 kg në këtë stil duke lënë pas vetes peshngritëse me emër në arenën ndërkombëtare.
Begaj ngriti 108 kg në provën e parë, dështoi në të dytën me 113 kg dhe në të tretin arriti të triumfojë në botërorin e Kazakistanit.
Aktualisht po zhvillohet dhe prova për stilin e shtytjes, e cila do të jetë vendimtare për renditjen përfundimtare të peshëngritëses shqiptare.