Serie A, dominojnë futbollistët e huaj

Sipas një studimi të kryer nga “Cies Football Observatory”, 54.8 % e futbollistëve vijnë nga jashtë Italisë.

Seria A është gjithmonë e më shumë kozmopolitane. Sipas një studimi të kryer nga “Cies Football Observatory”, 54.8 % e futbollistëve vijnë nga jashtë Italisë dhe kjo është mesatarja e dytë më e madhe në Evropë pas Premier League që kryeson me 59.3 %.

Të dhënat për Serie A bëhen më shqetësuese krahasuar me ato të vitit 2009 ku shifra e lojtarëve të huaj ishte vetëm 42.4 %. Aktualisht, trajneri i kombëtares, Antonio Conte dhe presidenti i Federatës, Carlo Tavecchio kërkojnë që klubet të angazhojnë sa më shumë lojtarë italianë, por nga ana tjetër skuadrat nuk janë përgjigjur.

Një rritje shqetësuese për Kombëtaren Italiane pasi tekniku i të kaltërve nuk e ka aspak të thjeshtë për të gjetur lojtarët e duhur dhe për këtë arsye, disa prej lojtarëve të Italisë nuk luajnë titullarë në skuadrat e tyre.

Rezultatet u panë qartë në Kupën e Botës 2014 dhe sipas parashikimeve mediatike, gjithçka do të bëhet më e vështirë në të ardhmen. Ndërkohë situata në kampionatet e tjera është më pak alarmante sepse në Gjermani luajnë 43 % të huaj, në Spanjë 40 %, ndërsa në Francë 31.6 %. Në total, në 5 ligat kryesore të Evropës, 45.9 % e lojtarëve nuk janë me origjinë nga shtetet ku luajnë, një rekord absolut./supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button