Incident tek Mavrovasja, theret me thikë një nxënëse e shkollës së mesme

Rreth orës 19:00 në afërsi të Qendrës Tregtare Mavrovasja ka ndodhur një incident, me çrastë me thikë është therur një vajzë e moshës 14 vjeçare nga fshati Bojanë, komuna e Sarajit. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Minitria për punë të Brendshme, pjesëtarët e së cilës menjëherë kanë dalur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 19:00 në Bulevardin Kërste Misirkov, më saktësishtë para Qendrës Tregtare Mavrovasja personi me iniciale S.M. e lindur me vitin 2000 nga fshati Bojanë  është therur me një mjetë të fortë, që supozohet të jetë thikë.  Incidentit i ka parapri një zënkë verbale mes tanimë të plagosurës S.M.  dhe personit  A.R .  i  lindur në vitin 1998,  i cili menëjherë pas incidentit është vënë në ikje derisa  policia  në ndjekje të tij. E lënduara është dërguar për shërim në Spitalin e qytetit’”,  njoftojnë nga Ministria  për Punë të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button