Sot mbahet raundi i ri i bisedimeve për emrin në Nju Jork
Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet në kontestin për emrin, midis Maqedonisë dhe Greqisë Methju Nimic sot në Nju-Jork do të takohet me ambasadorin e Maqedonisë, Vasko Naumovski dhe me diplomatin grek, Adamantios Vasilakis.
Takimet me përfaqësuesit e dy vendeve do të mbahen në selinë e KB-së. Nimic do të ketë takime të ndara me Naumovskin dhe Vasilakisin, ndërsa më pas edhe biseda të përbashkëta.
Qëllimi i takimit, sipas paralajmërimit të pres-shërbimit të KB-së, është që të vazhdojnë angazhimet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët për kontestin me emrin.