Arrestohet vrasësi nga Kavadari

Është arrestuar sot Toni S. nga Kavadari, i dyshuar  për vrasjen e trefishtë para dy ditësh. Ai është arrestuar tek varrezat e Kavadarit, teksa mbante me vete një pistoletë. Sipas informative jozyrtare nga policia, gjatë arrestimit 40 vjeçari Toni ka qenë në huti, dhe ka pyetur nëse viktimat janë të gjallë. Vrasja e trefishtë ndodhi të dielën, kur vrasësi u mori jetën prindërve të ish gruas së tij, 61 vjeçarin Ilija dhe 56 vjeçaren Biljana, si dhe motrën e gruas Snezhanën 33 vjeçare. Motivet për vrasjen ende nuk dihen, por dihet se Toni është divorcuar para pak kohësh nga bashkëshortja. 

Lajme të ngjashme

Back to top button